Zgjedhje pas zgjedhjesh: vetëm 66 deputetë në sallë, pa kuorum dhe pa 2/3 e votave për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në sallën e Kuvendit aktualisht janë të pranishëm vetëm 66 deputetë.
Gjatë seancës, ajo u bëri thirrje deputetëve që nuk janë të pranishëm të hyjnë në sallë dhe të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre kërkohet edhe nga vendimet e Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
“64 deputetë janë të pranishëm. Në këtë rast i ftoj deputetët që nuk janë të pranishëm të vijnë në seancë, sepse edhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese e bëjnë këtë me dije”, ka deklaruar Haxhiu.
Me vetëm 66 deputetë në sallë, procesi i vendimmarrjes mbetet i vështirë, pasi për çështje të rëndësishme si zgjedhja e presidentit kërkohet shumicë prej dy të tretave të votave në Kuvend.
