Home » POLITIKA SI FILM AKSIONI: KUR FJALËT ZËVENDËSOJNË MENDIMIN

POLITIKA SI FILM AKSIONI: KUR FJALËT ZËVENDËSOJNË MENDIMIN

nga World Ks

Në politikë, kur mungojnë argumentet, disa fillojnë të prodhojnë filma aksioni.

POLITIKA SI FILM AKSIONI: KUR FJALËT ZËVENDËSOJNË MENDIMIN

Shkruan: Refiqe R. Hamiti

Për Lirim Mehmetaj dhe kallauzat e tij.

Në demokraci, kur nuk pajtohesh me dikë, i kundërvihesh me argumente.

Kur nuk ke argumente, ngre zërin.

Kur edhe zëri nuk mjafton, fillon të shpikësh role: tradhtarë, sabotues, destabilizues.

Kështu lind një zhanër i ri në hapësirën publike: analiza që tingëllon më shumë si skenar filmi aksioni. Në të, çdo fjali është alarm, çdo mendim shpallet komplot dhe çdo kundërshtar etiketohet armik i madh.

Madje lind edhe një profesion i ri: analisti i dramave imagjinare.

Zotnia , zgjohet në mëngjes, hap Facebook-un dhe shpall një krizë epike që ekziston vetëm në mendjen e tij.

Sipas kësaj logjike, çdo vendim i qeverisë shihet nga “perspektiva e Beogradit”, çdo veprim quhet “destabilizim” dhe çdo debat përfundon me etiketa që tingëllojnë si tituj filmash aksioni.

Por problemi me këtë zhanër është i thjeshtë:

demokracia nuk ēshtë kinema dhe politika nuk ēshtë skenar ku heronjtë dhe tradhtarët shpiken sipas humorit të ditës.

Në fund të fundit, kur fjala “argument”

zëvendësohet me fjalën “tradhtar”, nuk kemi më debat.

Kemi vetëm një monolog nervoz që kërkon publik.

PS:

Në politikë mund të humbësh një debat dhe të mbetesh i respektuar. Por kur humb arsyen dhe fillon të shpikësh armiq imagjinarë, atëherë fiton vetëm një gjë:

titullin e analistit të dramave që i shkruan vetë.

Interesant është fakti se ndërkohë që disa prodhojnë çdo ditë “filma aksioni”, Albin Kurti po zhvillon politikën e tij me qetësi strategjike – dhe kjo prish skenarin e shumë analistëve.

Në fund, filmat e aksionit mbarojnë gjithmonë njësoj: zhduket skenari, shuhet zhurma e aktorëve, dhe realiteti mbetet aty ku ka qenë – shumë më i qetë se fantazitë e tyre.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment