Home » Halil Geci për Hashim Thaçin: “Paramendoni në duart e kujt ka qenë Kosova. Në duart e një budallai…”

Halil Geci për Hashim Thaçin: “Paramendoni në duart e kujt ka qenë Kosova. Në duart e një budallai…”

nga World Ks

Halil Geci ne facebook ->

GAZETA ZVICERANE LE CANTON27.CH JEP LAJMIN E FUNDIT NGA HAGA

E vërteta që po i djeg “milionerëve të Polarit”,drejtësia nuk kurse askënd

Gazeta zvicerane LeCanton27 ka publikuar sot zhvillimet më të reja nga Zyra e Prokurores së Specializuar.

Sipas këtij raportimi, Prokurorja e Specializuar në Hagë, znj. Kimberly West, ka deklaruar se sot hapet gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerëve, për pengim të administrimit të drejtësisë.

Në deklaratën e saj hyrëse, Prokurorja theksoi se Hashim Thaçi dhe bashkakuzuarit e tij kanë shkelur vendime gjyqësore, të hartuara për të garantuar që dëshmitarët dhe viktimat të mund të dëshmojnë lirshëm, pa frikë dhe pa presion.

Sipas saj, kjo sjellje përbën një goditje serioze ndaj sundimit të ligjit.

Thaçi akuzohet se në mënyrë të përsëritur dhe sistematike ka tentuar të ndërhyjë në dëshmitë e dëshmitarëve, duke dhënë udhëzime se si duhet të dëshmojnë në një çështje tjetër gjyqësore ndaj tij për krime lufte, si dhe duke shkelur një sërë urdhrash gjyqësorë që kishin për qëllim mbrojtjen e informacionit konfidencial të dëshmitarëve.

Të bashkakuzuarit e tij – Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi – akuzohen për pjesëmarrje të paligjshme në një ose më shumë nga këto veprime penale.

Prokurorja West theksoi se të akuzuarit:

“Shkelën qëllimisht vendime gjyqësore të hartuara për të garantuar që dëshmitarët dhe viktimat të mund të dëshmojnë lirshëm, pa frikë dhe pa ndikim, duke pasur besimin se identiteti dhe dëshmia e tyre do të mbeten konfidenciale.”

Ajo shtoi se kjo sjellje përbën një rrezik të qartë dhe të pranishëm për sundimin e ligjit, duke nënvizuar se:

“Askush nuk është mbi ligjin. Ligji vlen për të gjithë njësoj dhe secili është përgjegjës para tij.”

Në mesin e provave që do të paraqesë Zyra e Prokurorit të Specializuar përfshihen:

— Audio-incizime të autorizuara nga Gjykata, ku të akuzuarit diskutojnë planin për ndërhyrje ndaj dëshmitarëve

— Prova elektronike, përfshirë telefona mobilë të sekuestruar

— Prova fizike dhe dokumente, të konfiskuara në banesat e disa prej bashkakuzuarve, që lidhen me vënien në shënjestër të dëshmitarëve.

Gjithashtu, tre dëshmitarë të prokurorisë janë planifikuar të dëshmojnë gjatë gjykimit, përfshirë dëshmi ekspertësh për origjinën e dokumenteve dhe ekzaminimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara.

E megjithatë, pavarësisht këtyre fakteve dhe provave, militantë dhe milionerë të lidhur me pushtetin e vjetër, të prirë nga Nasimi, vazhdojnë ta quajnë këtë proces “padrejtësi”, duke tentuar ta paraqesin sundimin e ligjit si sulm politik.

— Por drejtësia nuk funksionon me emocione, as me pasuri, as me zhurmë politike.

— Drejtësia funksionon me fakte, prova dhe ligj.

Dhe sot, këto fakte janë bërë publike.

Sa “i mençur” ka qenë Polari, aq sa nuk ka ditur që vëzhgimet për vepra të tilla ndodhin edhe në liri, nën qiell të hapur, e lëre më brenda burgut, nën mbikëqyrje të vazhdueshme 24-orëshe.

Paramendoni në duart e kujt ka qenë Kosova.

Në duart e një budallai, sepse shërbimet për të cilat ka punuar ai më lehtë bashkëpunojnë me një budalla sesa me një njeri të mençur.

Dhe, në fund të fundit, pa qenë fort tradhtar dhe fort budalla, askush nuk do të punonte kundër atdheut të vet.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment