Heshtja!
Heshtja është,një përgjigje e zgjuar.
Është përgjigjia që vjen,kur fjalët
nuk kanë më vlerë.
Heshtja,nuk është boshllëk.
Nuk është mungesë!
Heshtja,është dinjitet.
Është kufiri që vë,kur ndalon të justifikosh vetveten.
Është mburojë për shëndetin psikologjik.
Është veprim i thjeshtë për ata që kanë kuptuar…Nuk është nevoja të shpjegojmë gjithçka dhe nuk kanë të gjithë të drejtë,të futen në mendimet e tona!
Në atë heshtje,ekziston forcë,vetkontrroll dhe respekt.
Ata që dinë si të dëgjojnë heshtjen,kuptojnë më shumë se sa ata që kërkojnë shpjegime.
Heshtja,nuk bërtet,nuk ofendon,por flet vet.
Thotë” kuptoj” Pa të lënduar.
Do të thotë,respektoj vetveten,pa kërkuar leje.
Prandaj,është një përgjigje e zgjuar që vjen nga vetëdija.
Nuk dhëmb!
Nuk bie erë kalbësirë!
Qëndron!
Heshtja ,flet më shumë se fjalët,për ata që dinë ta lexojnë.
Çerazela Kondi,21 Shkurt,2026,Athinë!!
