Home » Në mbledhjen e dytë të Qeverisë, në javën e dytë të qeverisjes, ndër 12 vendimet që u morën ishin:

Në mbledhjen e dytë të Qeverisë, në javën e dytë të qeverisjes, ndër 12 vendimet që u morën ishin:

nga World Ks

– Themelimi i Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;

– Miratimi i Programit të Projektligjeve për vitet 2026–2028. Aty, ndër të tjera, përfshihen Projektligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Projektligji i ri për Çmimet Tavan: të dyja zotime tona, të dyja nevoja të vendit dhe qytetarëve;

– Miratimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Qasje në Arsimin e Lartë dhe Pranim për Studime në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit;

– Miratimi i pakos së 19-të të sanksioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë;

– Themelimi i dy ndërmarrjeve të reja lokale për ofrimin e shërbimeve publike: “Fushë-Kosova” Sh.A. në Fushë Kosovë dhe “Eko-Drenasi” Sh.A. në Drenas;

– Themelimi i Zyrës për Ekspertizë, Zbatim dhe Mbikëqyrje Strategjike, e cila do të rrisë llogaridhënien, do të forcojë koordinimin mes ministrive dhe do të sigurojë që çdo euro e buxhetit të shndërrohet në ndikim real për qytetarët.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment