Home » Fillon zbatimi i vendimit për ndalimin e hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara

Fillon zbatimi i vendimit për ndalimin e hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara

nga World Ks

Drejtoria e Mjedisit, ka filluar zbatimin e vendimit që ka hyrë në fuqi më 15.02.2026, lidhur me ndalimin e hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara.

Pas paralajmërimeve të vazhdueshme për masat ndëshkuese ndaj shkelësve, sot në fshatin Palaj është evidentuar një qytetar duke hedhur mbeturina në mënyrë të kundërligjshme.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndaj tij është shqiptuar gjobë nga Drejtoria e Mjedisit në vlerë prej 1,000 (një mijë) euro.

Institucionet komunale mbeten të përkushtuara në zbatimin e ligjit dhe u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e pastërtisë publike.

Zyra për Informim, Obiliq.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment