Home » Kryetari i Komunës së Obiliqit, së bashku me Drejtorin e Mjedisit, pritën në takim z. Nuno Queirós, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë

Kryetari i Komunës së Obiliqit, së bashku me Drejtorin e Mjedisit, pritën në takim z. Nuno Queirós, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë

nga World Ks

Kryetari i Komunës së Obiliqit, së bashku me Drejtorin e Mjedisit, pritën në takim z. Nuno Queirós, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, duke vlerësuar lart interesimin dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për gjendjen në Komunën e Obiliqit, veçanërisht pas zbatimit të korridorit të gjelbër përgjatë termocentralit Kosova B.

Gjatë takimit u diskutuan sfidat dhe prioritetet kryesore të komunës në fushat e mjedisit, shëndetit publik dhe arsimit, përfshirë ndotjen e mjedisit dhe masat për uljen e saj, digjitalizimin e monitorimit të ndotjes së ajrit, si dhe iniciativa të tjera që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Drejtori i Mjedisit e informoi z. Queirós për masat e ndërmarra nga Komuna e Obiliqit në menaxhimin e pasojave të vërshimeve, përfshirë rehabilitimin e infrastrukturës dhe procesin e vlerësimit të dëmeve. Me këtë rast, u vlerësua mbështetja e deritanishme e UNDP-së dhe u konfirmua gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Zyra për Informim, Obiliq.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment