Në Kuvendin Komunal të Obiliqit është mbajtur takim zyrtar me Stacionin Policor, ku u prezantua raporti i punës për vitin 2025. Në takim ishte i pranishëm Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi, si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës: Komandanti i Stacionit Policor, z. Baron Murati, Nënkoloneli z. Fatos Haziri dhe Shefi i Operativës, z. Faton Hashani.
Gjatë takimit u diskutuan të arriturat kryesore të Policisë gjatë vitit 2025, sfidat e hasura, si dhe planet dhe prioritetet për periudhën e ardhshme, me fokus në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
U theksua gjithashtu bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe i mirë ndërmjet Komunës së Obiliqit dhe Policisë së Kosovës, si dhe rëndësia e koordinimit institucional në shërbim të qytetarëve.
Në kuadër të takimit, Policia e Kosovës ndau mirënjohje për stafin e policisë, në shenjë vlerësimi për përkushtimin në punë, profesionalizmin dhe angazhimin e treguar gjatë vitit 2025.
Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin institucional me Policinë e Kosovës, me synim rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
Zyra për Informim, Obiliq.
