Shkruan : Halil Geci
Nëse LDK provokon zgjedhjen e presidentit, vota e qytetarëve do ta ndëshkojë menjëherë. Çdo përpjekje për pushtet pa mbështetje qytetare, pazare të imponuara dhe bllokada institucionale do ta largojë partinë nga skena politike dhe do të vulosë fundin e saj.
Përpjekjet për të penguar VV-në dhe për të imponuar pazare institucionale tregojnë arrogancë të hapur. LDK po luan me fatin e vet politik dhe rrezikon zhdukjen nga skena politike.
Qytetarët kanë folur qartë: koalicioni VV–GUXO–ALTERNATIVA mori mbi 60% të votave, duke garantuar një mandat të pakthyeshëm. Vullneti qytetar nuk negocionohet.
Nëse LDK përdor postin e Presidentit si shkop shantazhi dhe jo si institucion shtetëror, ajo sfidon direkt votën popullore. VV ka fituar mbi 60% të votës, një mandat të pastër që nuk negociohet.
LDK duhet të hyjë në koalicion vetëm nëse synon të ruajë interesin e vet politik. Me fuqinë që ka fituar, nuk ka të drejtë të shkelë votën e qytetarëve, bazuar vetëm në 15% të votave të mbetura të opozitës. Çdo përpjekje për të marrë pushtet pa mbështetje qytetare rrezikon margjinalizimin e saj të pakthyeshëm.
Arroganca pa legjitimitet nuk prodhon pushtet; ajo përshpejton rënien. Qytetarët nuk e shpërblejnë refuzimin e realitetit. Nëse LDK vazhdon me bllokada, shantazhe dhe refuzon të pranojë verdiktin e qytetarëve, partia ka shkruar vetë fundin e saj politik. Çdo përpjekje për të manipuluar rezultatin ose për të imponuar pazare të ulëta do ta lërë jashtë ndikimit real politik.
Qytetarët kanë folur. Vota nuk fal arrogancën.
