Jam rritur me LDK-ne. Jo si perfitues, por si njeri qe ka besuar ne nje ide, ne nje fryme dhe ne nje mision. Te gjithe e dine se nga kjo parti nuk kam marre asgje, perkundrazi, kam dhene shume. Kam dhene kohe, energji, kam qendruar perballe sulmeve dhe kam mbrojtur individe e struktura te saj, pa kerkuar asnjehere asgje ne kembim. Prandaj sot nuk flas nga interesi personal, por nga pergjegjesia morale.
LDK po kalon nje nga periudhat me te renda te saj. Renia nuk eshte me e fshehte dhe as e ngadalte. Elektorati eshte i zhgenjyer, strukturat jane te pasigurta dhe shume dege e nendege kane mbetur pa orientim. Njerezit nuk e dine se cka po ndodh dhe as kah po shkon partia. Kjo mjegull po krijon distance mes LDK-se dhe votuesit te saj tradicional.
Ne kete gjendje, ajo qe i mungon me se shumti partise nuk eshte mbrojtja publike, por sqarimi i sinqerte. Nuk eshte heshtja, por komunikimi. Nuk eshte relativizimi i gjendjes, por ballafaqimi i hapur me te verteten. Elektorati nuk kerkon arsyetime, por rrefim te paster. Nuk kerkon fajtor, por drejtim.
LDK ka qene gjithmone e forte kur ka pasur guximin te flase hapur me njerezit e saj, edhe ne momentet me te veshtira. Sot ky guxim eshte me i domosdoshem se kurre. Nuk ka rendesi kush qendron ne krye apo kush largohet. Rendesi ka qe partia te mos qendroje ne mjegull dhe qe votuesit te mos ndihen te harruar apo te anashkaluar.
Ata qe i besuan LDK-se, qe e votuan dhe qe dhane kontribut per te, meritojne qartesi, respekt dhe udheheqje te pergjegjshme. Vetem duke e pranuar realitetin dhe duke komunikuar sinqerisht, mund te ruhet ajo qe ka mbetur nga besimi dhe te niset nje proces i ri, me i ndershem dhe me i besueshem.
LDK nuk ka nevoje per zbukurim te realitetit. Ka nevoje per reflektim, pergjegjesi dhe orientim te qarte. Vetem keshtu kjo parti mund te gjeje rrugen e rikthimit tek vetvetja dhe tek njerezit e saj.
Sot nuk kerkohet mbrojtje e individeve, por pergjegjesi ndaj atyre qe besuan. Ata qe jane ne krye le ta kuptojne se LDK nuk mbahet me rreth te privilegjuarish, por me besimin e votuesve.
Mos i shikoni ata qe perfituan, por ata qe votuan. Mos i degjoni ata qe u rreshtuan nga interesi, por ata qe po largohen nga zhgenjimi.
Mos harroni, nje parti humbet jo kur kritikohet, por kur nuk e degjon me askend.
PS. Keto dite kam marre dhjetera e qindra mesazhe dhe kerkesa qe te angazhohem ne mbrojtje te partise permes shperfaqjes se apetiteve personale dhe rreshtimeve te ngushta. Kam refuzuar ta bej nje veprim te tille, sepse besoj se LDK-se sot i duhet e verteta dhe qartesia, jo mbrojtja e interesave individuale. Ky qendrim buron nga respekti per votuesit, per aktivistet dhe per secilin qe i ka dhene kesaj partie besim, kohe dhe shprese, jo nga ndonje llogari personale.
