Home » Diaspora Shqiptare – Zemra që rreh përtej kufijve

Diaspora Shqiptare – Zemra që rreh përtej kufijve

nga World Ks

Nga.Salih Sefa

Diaspora Shqiptare ka qenë gjithmonë krah i Atdheut, edhe kur vetë Atdheu ishte i lodhur, i plagosur, i rrezikuar.

Në tri luftërat më të dhimbshme e njëkohësisht më krenare të historisë sonë të afërt, mërgata e jonë u radhit drejt rrugës për liri ,ata u përgjigjen të parët masivisht!

Me mjete, me armatim, me ushtarë, me dije, me zemër, me shpirt.

Në çdo thirrje për liri, ajo u bë britmë.U bë zëri i atdheut në çdo qytet botërorë.Në çdo rrezik, u bë mburojë. Në çdo humbje, u bë shpresë.

Shqiptarët jashtë kufijve kanë dhënë gjithçka sepse e donin dhe e duan Atdheun. Sepse gjaku nuk tretet, sepse gjuha nuk shuhet, sepse zemra nuk harron.

Ata kanë mbajtur flamurin lart në çdo kontinent, madje ata edhe kredi morrën për ta ndihmuar Kosovën,për ta ndihmuar popullatën e zhvendosur, për ta ndihmuar UÇKnë me luftën e drejtë!

Në ditën e shenjtë, ditën e flamurit Kombëtarë ne jë kafe me veprimtarë të çështjes kombëtare mësova se edhe sot ka bashkatdhetarë që ende paguajn kredi të marra për ta perkrahur luftën për liri e pamvarsi!

E sot Mërgatë me thuaj si je?

Sot, kërkesa e Diasporës nuk është më ,një armë për liri.

Është një e drejtë demokratike:

Një

përfaqësim të denjë,të drejtë, dhe votim të lehtësuar kudo ku ajo vepron , punon dhe jeton ëndrrat e veta.

Sot, Diaspora nuk kërkon asgjë më shumë se të jetë pjesë e vendimmarrjes së vendit që aq shumë e ka dashur, përkrahur e mbrojtur.

Ajo kërkon që vota e saj të mos humbasë në rrugë të gjata, mos të tjetersohet zyrave, ti ikun procedurave jopragmatike, apo edhe neglizhencës politike.

Dhe këtu duhet thënë qartë e me zë të lartë:

Politika e Kosovës nuk duhet t’i frikësohet votës së Diasporës.

Duhet të gëzohet!

Sepse një vend i lirë e demokratik nuk duhet të frikësohet nga qytetarët e vet,përkundrazi,ti mbështes ata,ti shkurtoj rrugët e mundimshme!

Sepse vota e Diasporës nuk është kërcënim, është pasuri.

Është njohuri nga bota, përvojë nga demokracitë e zhvilluara, perspektivë e gjerë dhe dashuri e pastër.

Është pikërisht ajo energji, ai vizion dhe ajo drejtësi që i duhet Kosovës për të ecur përpara.

Diaspora nuk kërkon privilegje. Kërkon vetëm njohje e mirëpritje meritore dhe

të përfaqësohet në shtet as më shumë e as më pak aq sa i takon!

Të votojë pa pengesa, nga kudo ku gjendet.

qoftë në Evropë, Amerikë, Australi apo kudo ku valëve të largësisë ia ka besuar fatin e vet.

Koha është që Atdheu të kthejë sytë nga bijtë e tij që jetojnë larg.

Koha është që politika të mos e shohë Diasporën si numra, por si aleat.

Si forcë të vërtetë të shtetit.

Si pjesën më punëtore, më të disiplinuar dhe më të përkushtuar të kombit.

Diaspora ka mbrojtur Atdheun në kohë lufte.

Tani kërkon vetëm ta nderoj në kohë paqeje.

Le të mos i mbyllim dyert atyre që ia hapën botën Kosovës.

Le të mos i vëmë barriera atyre që i thyen barrierat e botës për të ndihmuar.

Zëri i Diasporës ishte zëri i kombit.

Le të mos mbetet jashtë por ti ketë vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës!

Kosovë,dhe ju subjektet shqiptae, mos ju frigeësoni votës së Diasporës por gëzohuni dhe vlerësoni sepse ata nuk falin votë!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment