Per mijera zemra qe çelen mbi lot,
Ato qe mergimi beri cope cope!! ;(
Dridhërimë ka brenda shpirti im,
Dridhërimë ka në çdo fjalë,
Tronditur nga malli dridhërimë,
Për jetën time të çalë..
Në këtë qytet të huaj pa frymë,
Ku muzgjet më duken të ftohtë,
Një përqafim ndiej ende në gushë,
Dhe zemra që m’rreh nëpër lot.
Po të shkruaj këtë letër plot dhimbje,
Mallkoj me shpirt oqeanet pafund,
Do t’doja të dehesha gjoksit tënd,
Dhe aty në aromë të përhumb.
E dashur nuk kthehem dot të vi tek ty,
Të lutem mos më vra me ato lot,
Unë s’jam më ai që dikur ke njohur,
Ngatërruar jam keq në këtë botë.
Lamtumirat gjithmonë kam urryer,
Mërgimi ma tregoi më keq,
Shpirti kufirit më mbet shqyer,
Dhe unë që jam kthyer, në dreq.
E dashur lexoje letrën deri në fund,
Mallko dhe ti bashkë me mua,
Në gërmat që s’po shkruaj dot,
Kuptomë akoma të dua.
Vështirë të shoh pakëz dritë,
Qyteti më duket i thellë tynel,
E vetmja dëshirë, të mos rri zgjuar,
Të pres në ëndërr kur del.
Mos më urre, se më njohe dikur,
Ka kaq shumë plagë kjo lamtumirë,
Ne zarf ke zemrën time djegur plurë,
Dhe një shpirt që s’qe dot i lirë…
Arjana Fetahu Gaba,
USA, New Jersey
