Shkruan : Halil Geci
LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja, te cilat sot po përballen me një rënie të dukshme të ndikimit politik, po tregojnë mungesë serioziteti dhe përgjegjësie në qasjen e tyre ndaj interesave të vendit.
Në anën tjetër, kryeministri i popullit, Albin Kurti, po tregon qartë përkushtim ndaj atyre që kanë më shumë nevojë: fëmijëve, nënave, studentëve dhe të moshuarve. Investimet e tij të mëdha në mirëqenie e mbështetje financiare po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, duke sjellë lehtësim dhe shpresë në çdo familje.
Këto rezultate dhe ky angazhim i sinqertë për njerëzit po e forcojnë besimin e qytetarëve se Kosova është në duar të sigurta.
Kjo, natyrisht, po e vë opozitën në një pozitë të vështirë: në mungesë të ideve dhe vizionit, ata shpesh zgjedhin gjuhën e ashpër dhe sjellje të papërshtatshme, të cilat vetëm ua dëmtojnë edhe më shumë imazhin dhe besueshmërinë.
Ndërkohë, kryeministri Kurti vazhdon të punojë për vendin me qetësi, seriozitet dhe vendosmëri.
Kosova e ka bindjen se kryeministri Kurti duhet të vazhdojë ta udhëheqë vendin edhe për shumë vite, madje kemi nevoj per Kurtin edhe për dy dekadat e ardhshme, duke besuar se vizioni dhe puna e tij i shërbejnë më së miri vendit.

