Nietzche dhe pasqyra
që nuk pasqyronte.
Rrëfenjë!
Në një dhomë të errët në
Alpet zviceriane,Nietzche po qëndronte përballë një pasqyre
të vjetër,të çarrë në cep.
Ai po kërkonte të shihte veten,por pasqyra mbetej bosh.
” Përse nuk më pasqyron”?
– e pyeti ai.
Pasqyra foli me një zë të ftohtë,
metalik:
-” Sepse ti,nuk je më njeri”
Ti je një ide.
Ti je thirrje.
Ti je rebelim”
Nietzche u afrua.
-“Unë jam njeri që guxon të shohë
përtej moralit,përtej Zotit,përtej
turmës.
Unë jam ai që krijoi veten!”
-” Atëherë”,- tha pasqyra,-” nuk ke
më nevojë për mua.
Sepse pasqyrat janë për ata që duan të shohin,çfarë janë.
– Ti kërkon të shohësh,çfarë mund të bëhesh”.
Nietzche heshti!
Pastaj tha:
-” Po por dhe krijuesi,ka nevojë për një dëshmi.
Një reflektim.
Një provë,që ekziston.
Pasqyra u errësua dhe më shumë.
-“Ti nuk ke nevojë për provë”
Ti je prova!
Ti je ai,që thërret në brazësti dhe
e bën të përgjigjet.”
Në atë çast,pasqyra filloi të pasqyrojë,por jo fytyrën e
Nietzche-s.
Ajo tregonte,një njeri që ecte vetëm në shkretëtirë,me një diell
të zi,mbi kokë.
Nietzche qeshi.
” Ky jam unë”
Dhe ky,është njeriu i ri.
Ai që nuk ka nevojë për pasqyrë,
sepse është vetë drita
që e shkatërron!!
Çerazela Kondi,11 Nëntor,2025,Athinë!!
