Home » LDK–PDK: SIMBIOZA QË SFIDON ARSYEN POLITIKE

LDK–PDK: SIMBIOZA QË SFIDON ARSYEN POLITIKE

nga World Ks

Shkruan : Halil Geci

Fenomen i përsëritur që meriton të studiohet si lidhje e pazakontë mes dy partive që nuk shkëputen kurrë, por që shfaqen së bashku sa herë sulmojnë kundërshtarët politikë, në këtë rast Albin Kurtin dhe Donika Gërvallën

Kur viktima lidhet emocionalisht me vrasësin, kriminalistika e përshkruan këtë si një fenomen të çuditshëm dhe të rrezikshëm. Në politikën e Kosovës kjo ngjan me mënyrën se si LDK ka krijuar një afërsi të vazhdueshme me PDK-n. Edhe pse për vite të tëra ka ngritur akuza të rënda publike ndaj saj, përsëri i sheh krah për krah , duke u rreshtuar së bashku kundër kundërshtarëve të tjerë.

Këtë përshkrim e shtjellon më së miri kriminalistika, ku dhunuesi dhe viktima krijojnë një lidhje të çuditshme emocionale. Ky realitet është i hidhur, por i njohur në studimet kriminalistike.

Koalicionet e njëpasnjëshme të LDK-s me PDK-n krijojnë përshtypjen e një varësie politike, ku lidhja mes tyre bëhet më e fortë se përplasjet që vetë i publikojnë në opinion.

Ky model nuk është i rastësishëm. Sado që LDK përdor retorikë të ashpër ndaj PDK-s, rruga përfundimtare shpesh i çon tek njëri-tjetri. Në çaste vendimtare pozicionohen së bashku, sikur mosmarrëveshjet e së kaluarës nuk kanë ekzistuar fare. Aktualisht kjo aleancë e pashpallur duket edhe në mënyrën si rreshtohen kundër Albin Kurtit dhe Donika Gërvallës, ndërsa përkrahin qasje që rikthejnë marrëveshje të diskutueshme të së kaluarës me Beogradin.

Në fund, kur këto veprime nxisin pakënaqësi publike, zakonisht shfaqet tentativa për t’i arsyetuar si presione nga jashtë, me shprehjen e njohur se “Amerika na detyroi.” Kjo i jep kësaj marrëdhënieje politike një dimension edhe më paradoksal.

Më së shumti lëndon fakti se drejtues të LDK-s betohen se partia nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK-n, ndërsa realiteti i skenës politike ua rrëzon fjalët vazhdimisht. Ky përsëritje e sjelljes e bën këtë raport LDK–PDK dukuri që me të vërtetë do të mund të studiohej si fenomen politik më vete.

Pas gjithë kësaj, disa “menermëthanë çenefa” që nuk e mbajnë fjalën e vet dalin e deklarojnë se “kurrë me PDK-n,” ndërsa pastaj po të njëjtit shkojnë, urojnë dhe përqafohen me njëri tjetrin.

Ata që i njohin mirë këta njerëz të LDK-së e dinë sjelljen e tyre. Sa herë që i kritikoj, më sulmojnë me profile të rreme, derisa deklaratat e tyre publike “kurrë me PDK-n” u rrëzohen para syve të gjithëkujt dhe u dalin për turp të pamoralshem dhe zuzarë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment