27
Nga: Mimoza Rexhvelaj
Era përkëdheli degët
si të donte t’i bindte
që mos të largoheshin aq shpejt…
por gjethet e dinin
se koha s’pyet për lutje.
U lëshuan lehtë,
me atë qetësinë që vjen
kur s’ke më asgjë për të fshehur
Kur s’ke më asgjë për të humbur.
Toka i pret krahëhapur
si një nënë që s’ankon kurrë,
I mbledh pranë vetes me urat
dhe u tregon një përrallë të moçme.
Fundi, ndonjëherë
është një fillim i ri,
që ende s’është ngjizur…
