Të dashur qytetarë,
Të nderuar gazetarë,
Ndonëse është e diel, besoj se sot që të gjithë jemi zgjuar herët në mëngjes.
Është ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë. Republika e Kosovës mban zgjedhjet në raundin e dytë, pra për balotazh, në 18 komuna të shtetit tonë.
Unë porsa votova këtu në Prishtinë, në ndërtesën e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave, dhe kësisoj për katërvjeçarin në vijim për ata si banorë të komunave të Republikës.
Gjithçka do të shkojë mbarë e mirë: Komisioni Qendror Zgjedhor i ka bërë përgatitjet, por edhe që të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit tashmë ndodhen në qendrat e votimit.
Ju dëshiroj suksese dhe mirupafshim!
