65
Me Valon Prebrezën njihemi e kemi bashkëpunuar gjatë, si në Lëvizje ashtu edhe në qeverisje. Ai është menaxher i aftë, kompetent dhe ka integritet personal e profesional.
Fushë Kosova është komuna me rritjen më të madhe të popullsisë ndër vite. Kjo duhet të reflektohet në përmirësim të infrastrukturës për banorët dhe të shërbimeve për qytetarët. Prandaj, si qeveri e Republikës dhe si udhëheqje e re komunale, zotohemi që këtë hendek ndërmjet rritjes së madhe të popullsisë dhe ngecjes në infrastrukturë do ta urëzojmë me investime të përbashkëta në mënyrë që Fushë Kosova si komuna më e dendur në vend të ketë kushte të dinjitetshme për jetesë dhe banim. Me Valonin kjo është e mundur, bashkë bëhet.