Si qeveri qendrore, gjatë mandatit tonë kemi bërë investime të rëndësishme në Komunën e Hanit të Elezit, përfshirë parkun “Isa Berisha” ku u mblodhëm sot, asfaltimin e rrugëve të ndryshme, ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Imri Curri”, rregullimin e parkut përgjatë lumit Lepenc, investimin në Stadiumin e Qytetit i cili është në ndërtim e sipër e kthimin e terminalit doganor në pronësi të shtetit.
Edhe shumë projekte të tjera do të ishin realizuar poqese do të kishte bashkëpunim të mirë me qeverinë tonë nga ana e kryetarit aktual të komunës.
Prandaj, si Lëvizje VETËVENDOSJE!, më 12 tetor në Han të Elezit e mbështesim kandidatin e pavarur për kryetar, Rufki Suma, dhe listën e 17 kandidatëve për anëtarë të Kuvendit Komunal, shumica gra, me bartëse të listës Medina Imishti.
Bashkë për më shumë çerdhe publike, banim të përballueshëm e social dhe furnizim me ujë të pijshëm.