Ai kultivon patate dhe grurë dhe është një nga përfituesit e shumtë e të kënaqur të mbështetjes nga Ministria e Bujqësisë dhe qeveria jonë.
Sadiku është gjithashtu një nga fermerët e shumtë e të zotë të kësaj ane që, përpos përkrahjes nga niveli qendror, kanë nevojë edhe për kujdes dhe ndihmë nga komuna.
Nevojat e tyre janë prioritete të kandidatit tonë për kryetar të ardhshëm të Vushtrrisë, Dr. Sylejman Meholli, i cili në program, ndër të tjera, ka mbrojtjen e kulturave bujqësore nga vërshimet përmes rregullimit të kanaleve kulluese dhe argjinaturave, funksionalizimin e Tregut të Gjelbër për prodhuesit vendor dhe programe e trajnime të avancuara për fermerët.