Home » Për ty nënë

Për ty nënë

nga World Ks

Nga : Anita Hoxha

Nënë, ti më erdhe në ëndërr përsëri

Malli yt zemrën ma trembi në gjumë,

U ngrita, të kërkova si atëherë fëmij

Lotët rrjedhin sonte, si lum !

Ngrihem vetëm, shpesh nëpër natë,

Të kërkoj me zemër e me shpirt,

Nënë, ti je mungesa ime më e gjatë…

Zot, sa e largët më duket ajo ditë !

Në foto më buzëqesh ti, në çdo kohë

Më dukesh e bukur, se të kam nënë…

Të kërkoj e smundem unë të shoh,

Sa shumë gjëra nënë, lamë pa thënë !

Flas me foton, mes natës, e menduar

Oh nënë, shpirti im sonte po të kërkon,

Sa vite kanë ikur, sa kohë ka shkuar…

Ti më mungon, o nënë, sa më mungon !

Mes lotësh më fal, të them, në errësirë

Gjithëmonë do jesh mall e pikëllim…

Sonte veten e mallkoj, për një dëshirë

Si s’munda të të jap shpirt, nga shpirti im !

Anita Hoxha

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment