21
Të dashur qytetarë të Komunës së Podujevës,
Me kënaqësi ju njoftoj për kandidaturën time të parë për Asamblenë Komunale të Podujevës, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 28, përkrah kandidatit tonë për kryetar, z. Shpejtim Bulliqi, kryetari më i suksesshëm në historinë e komunës sonë.
Që nga shkolla fillore kam qenë aktive në jetën kulturore dhe vullnetare të qytetit, duke udhëhequr klube rinore dhe projekte shoqërore që kanë pasur ndikim real në komunitet.
Përvoja ime në arsim dhe punë sociale më ka mësuar rëndësinë e mbështetjes për të rinjtë dhe për kategoritë në nevojë. Si anëtare e Asamblesë, do të jem zëri i tyre dhe i të gjithë qytetarëve.