Home » Opozita po i ferkon duart bashk me Listen serbe për ta mar pushtetin duke u zhagit në Ambasaden Amerikane

Opozita po i ferkon duart bashk me Listen serbe për ta mar pushtetin duke u zhagit në Ambasaden Amerikane

nga World Ks

Dorën në zemër disi edhe mund t’i kuptojmë sepse janë zhveshur nga të gjitha kauzat për t’u thirr në popull dhe shtet…, dhe këta e dinë se kur të fundosë populli nuk ka më shpëtim tjetër.

Aduti i vetëm u ka mbet njëfarë “amerikanizmi” që vet fare se kanë në shpirt. Të thirresh në vlerat amerikane kjo do të thotë të jesh patriot për shtet dhe kampion i demokracisë. Tek opozita e sotshme dhe pushteti i djeshëm i korruptuar nuk e gjënë as njërën as tjetrën. Sepse këta kanë abuzuar me shtetin dhe demokracinë e Kosovës.

Ata që e njohin funksionimin e mirfilltë të demokracisë amerikane do të konstatojnë se SHBA kurrë s’kanë rrezikuar apo rrëzuar qeveri të zgjedhur në mënyrën më demokratike të mundshme me përkrahje dhe me mbështetje të gjerë popullore, sikurse ishte dhe është sot Qeveria e Albin Kurtit.

SHBA i rrezikon vetëm qeveritë që e korruptojnë popullin dhe e tradhtojnë shtetin për pushtet.

Ashtu siq në të kaluarën i kishte lidhur interesi për të plaçkitur popullin dhe kriminalizuar shtetin…, sot paralelisht opozita e Kosovës dhe Lista ‘Srpska’ të dyjat qëndrojnë në një situatë të ngjajshme politike: Të dyjat duke kërkuar shpëtim nga SHBA. Se s’kanë tjera kauza.

Por të jeni të sigurtë se SHBA ka mjaft përvojë me këso situatash politike sikurse kjo e Kosovës, dhe s’do t’i lejojë vetës të bie në kurthin e opozitës.

Pra, SHBA e dinë shumë mirë origjinën politike të opozitës dhe Listës ‘Srpska’ dhe formën e tyre të qeverisjes.

Dhe në fund duhet të kuptoni se në aspektin e ndërtimit të demokracisë, e sundimit të rendit dhe ligjit, e luftimit të korrupsionit dhe formave tjera të kriminalitetit…, Kosova dhe vet Qeveria Kurti qëndrojnë në marrëdhënie të shkëlqyera si partner i sinqertë me SHBA-të.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment