Home » Tronditëse! ”Edi Rama shpallet non grata nga SHBA”

Tronditëse! ”Edi Rama shpallet non grata nga SHBA”

nga World Ks

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të përfaqësojë Shqipërinë në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (21–27 shtator 2025), një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të vitit, ku pritet të marrin pjesë delegacionet e 193 vendeve anëtare, përfshirë mbretër, presidentë dhe kryeministra nga e gjithë bota. Ndërkohë, kryeministrit Edi Rama nuk i është dhënë vizë nga autoritetet amerikane për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara pavarësisht insistimit të tij. Ky fakt ka bërë që këtë vit delegacioni shqiptar në Nju Jork të udhëhiqet nga kreu i shtetit dhe jo nga kryeministri, siç ndodhi vitin e kaluar. Edhe pse në protokoll duhet që presidenti të shkojë në OKB, Rama vitet e kaluara i ka thyer rregullat për të treguar se ka mbështetjen e SHBA. Këtë herë situata e kryeministrit në raport me amerikanët është shumë e rëndë. Arsyeja është Soros.

Presidenti Donald Trump i ka kërkuar drejtësisë amerikane të ngrejë akuza ndaj miliarderit George Soros dhe djalit të tij, bazuar në ligjin RICO, për financimin e protestave të dhunshme. Trump i ka përshkruar Soros dhe djalin e tij si individë që i kanë shkaktuar dëme të mëdha Amerikës dhe ka paralajmëruar se nuk do t’i lejojë të veprojnë pa pasojat ligjore. Nga ana tjetër, Fondacionet për Shoqëri të Hapur, të themeluara nga Soros dhe të drejtuara nga Alex Soros, kanë mohuar kategorikisht këto akuza, duke ritheksuar përkushtimin e tyre ndaj parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut. Ky zhvillim ka ndikim të drejtpërdrejtë në Shqipëri, pasi Soros konsiderohet mbështetësi më i rëndësishëm i Ramës.

Lëvizjet e fundit dhe sfidat e lëvizjes Soros pas ndryshimeve në administratën amerikane, tregojnë se pozicioni i kryeministrit është dobësuar ndjeshëm. Vizitat e tij të shpeshta me Soros, përfshirë edhe takimet në evente private në SHBA si Dasma e Alex Soros dhe Huma Abedin në Ëater Mill, e vendosin Ramën në një rrjet global politik dhe financiar ku SHBA-ja ka sinjalizuar mosmarrëveshje të forta. Situata u reflektua edhe në samitin e NATO-s në Hagë, ku Rama u bllokua nga çdo kontakt me Donald Trump dhe stafi amerikan siguroi që ai të mos afrohej në asnjë moment gjatë eventit. Këto sinjale diplomatike, përfshirë letrën urimi të Trump drejtuar vetëm Presidentit Begaj dhe moskomunikimin me Ramën pas zgjedhjeve të 11 majit, tregojnë një zhvendosje të qartë të kanaleve të komunikimit, duke lënë kryeministrin jashtë qendrës së vëmendjes diplomatike.

Gjithashtu një reagim vendimtar erdhi në gusht 2025 nga Departamenti amerikan i Shtetit ekskluzivisht për gazetën “SOT”. DASH tha se SHBA “nuk merren më me ndërtimin e kombeve” dhe se “u takon vetë qytetarëve të vendeve të vendosin për të ardhmen e tyre, të lirë nga manipulimi i jashtëm”.  Rama shpalli fitore me 83 mandate, por SHBA nuk e uroi pas 11 majit. Në vend të një mesazhi personal, Ambasada Amerikane ripostoi një deklaratë të DASH që flet për vlerat demokratike dhe zgjedhje të lira, pa përmendur Ramën. Presim të shohim se çfarë e pret kryeministrin në vijim, por mesazhi i Trump dhe bllokada amerikane ndaj Ramës që nga ikja e Joe Biden paralajmëron ditë edhe më të zeza për “bufonin e Sorosit”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment