27
Shkruan: Ramazan Bekteshi
Dje në Prishtinë takova mikun tim të vjetër, kryeveprimtarin e pavarësisë së Kosovës, kryetarin e degëve të LDK-së në katër kontinente, njeriu që ia lehtësoi punët presidentit historik dhe koordinoi punët e një numri impozant të degëve të LDK-së, duke u nisur nga Evropa në Australi e Zelandë të Re, e deri ne Kanada, Alaskë e Nju Jork! Njeriu që më së shumti u gjend në kohë të vështira pranë presidentit historik I. Rugova, por, paradoksalisht z. Gagica mbetet njeriu më pak i vlerësuar nga politika edhe pranë veprave jetësore. Por, ne bashkëveprimtarët e tij, i përkulemi kryetarit Gagica, per lidership e sakrifica sublime!