Shkruan: Kimete Berisha
– Të isha gazetare e Rilindjes titulli do të ishte ‘Kush e solli Doruntinën’, e mbititulli: Përsiatje!
1. Ky shkrim është si ‘Rruga nëpër të cilën rrallë shkohet’.
– Prandaj, nëse duke e lexuar të duket se s’jam normal, ndoshta s’po të duket!
2. – E, çfarë!…
– Nuk e konsideroj guxim të them se gjithmonë bëhet siç duan Ambasadorët.
– Nuk i intereson Ambasadorit që kandidatët e Listës Serbe janë kriminelë, terroristë apo që kanë pozita në organet paralele të Serbisë në Kosovë.
– S’janë gjykatës, por gjykojnë dhe marrin vendime, pa procedurë dhe pikërisht ky talent i tyre i bën mbretër në provincë.
– Që Aleksander Arsenijeviq i Partisë ‘Demokracia Serbe’ kërkohet nga autoritetet e sigurisë në Kosovë, s’ka gajle, Ambasadorët vendosin që ky person të certifikohet…
se nuk mund të jesh kriminel pa vendosur Ambasadorët.
3. Pse?
– Sepse Ambasadat në Kosovë janë ‘Mbretëri Private’, e Ambasadorët, përveç mbretër, gjithmonë kanë qenë edhe jo të çdofarshëm Drejtorë Artistikë të Politikës së Kosovës.
– Jo Regjisorë të çdofarshëm të Dramës Politike, që nga lozha, oh, diplomatike, nganjëherë edhe nga bahçet me pishinë, japin urdhëra ekzekutivë, ndërsa prej shqiptarëve kërkohet vetëm duartrokitje, nëse
duan të mbijetojnë në politikë.
4. – Ambasadorët gjithmonë kanë vendosur: kush bën e kush s’bën.
E s’bën ai që nuk ua puth…
– Në Teatrin Politik të Kosovës, Ambasadorët zgjedhin, se
– kush do ta luaj rolin e kryeministrit;
– kush duhet të jetë vetëm figurant në opozitë,
– e kush duhet të hiqet fare nga skena politke…
5. Sa më e varfër Kosova, aq më ‘mbret’ ambasadori.
– Nuk e kemi thënë
me fjalë, se s’ka kuptim, por e kemi provuar:
– me një mesazh,
Ambasadori e ka kthyer humbësin në fitues e fituesin në humbës!
– Një zarf ka mjaftuar dhe ende nuk dihet as ngjyra e as pronari i atij zarfi, që një police mediokre të bëhet Presidente, sepse kështu një ‘shok’ i saj ‘i ngushtë’ ndërkombëtar ka pasur qejf!
– Ajo bile është duke e pritur edhe një tjetër zarf..!
6. – Po, Pse jo!
– Pa u pranuar në Klubin e tyre s’bën..se tek kur e futë hundën aty, ti bindesh se për Kosovën nuk vendoset në zgjedhje, por vendoset në darka diplomatike.
– Arroganca e Ambasadorëve nuk është vetëm mbretërore, por është edhe njëfarë ‘shenjtërie e paprekshme’, sepse ata nuk i kontrollon askush.
– Ministritë e tyre të Jashtme bazohen në raportet që Ambasadorët ua dërgojnë, dhe pasi që Liria e tyre ka imunitet, është Liri absolute…
ata mund të shpikin edhe realitete sipas qejfit…!
7. – Pse jo?
– Politika shqiptare e ka korruptuar UNMIK-un, EULEX-in, i ka korruptuar Ambasadorët, të cilët na ‘mësojnë’ për “luftën kundër korrupsionit”, por korrupsioni i tyre është më i madhi, sepse është korrupsioni politik i ndërhyrjes.
– Kush jemi ne?
Një shtet shumë i vogël, me mendje shumë të madhe, dhe me shumë ambasada, që e pengojnë sovranitetin dhe luftojnë për një ‘Status Quo’ që ua ruan ‘mbretërinë private’.
8. – Shembulli më vulgar i ndërhyrjes është ambasadori Christopher Dell, kur më 2011 u dërgonte SMS deputetëve ku i urdhëronte që t’ia votonin Presidentin e preferuar, Pacollin, dhe i paralajmëronte deputetët se çfarë i gjen nëse nuk ia zbatojnë urdhërin.
– Në atë kohë, deputetët e Kosovës kanë punuar si ‘punëtorë të ambasadës’!
– Ky…Ambasadori Dell që e shkeli Kushtetutën, shumë mirë na e bëri kur duke ikur nga Kosova na krahasoi me disa Lopë të kuqe që i postoi në një foto për lamtumirë me Kosovën, dhe pastaj u shpërblye me një post edhe më fitimprurës në Behtel….
– Nuk e hetoi kush, nuk dha përgjegjësi, se mbret, ka imunitet…
9. – Më mbret se Dell, u shfaq Grenell: e rrëzoi një qeveri, me një disponim…
Jo…
Se, s’më pëlqen Ky, por Ky, thuajse po e zgjedhte ‘kryetarin e shtratit’….
10. – Edhe zyra e BE-së (dihet) një herë ka qenë njëfarë ‘haremi diplomatik’ ku kryesori prej tyre kërkonte Romeo ‘diplomatik’ që ta nxjerrte nga ‘kriza emocionale’, e ta anëtarësonte në ‘qiellin e shtatë’,
e jo dikë që e anëtarëson Kosovën në BE.
– Nga Djemtë vendorë…
gjynah…fukarallëku i shkretë…
– Për një jetë më
të mirë në Eulex kërkohej dashuria, si kriter kryesor…!
– Se, si mund ta duash punën nëse nuk e do punëdhësin…
kjo dilemë e vjetër…
11. – Ambasadorët gjithmonë përbishten me partitë e korruptuara.
– Gëzuar me oligarkët, përpilojnë raporte për ‘përparimin demokratik’…
e s’përparon gjë e gjallë, përveç llogaritë bankare të miqve të tyre politikë.
12. – Përveç mbretëri private, regjisorë dhe drejtorë artistikë në Teatrin Politik të Kosovës,
– Ambasadat në Kosovë gjithmonë kanë qenë si ‘Korporata diplomatike’, që kanë investuar vetëm tek politikanët e korruptuar që u shërbejnë atyre.
– Kryesorja, Partia që ata e përkrahin të fitojë terren, e partitë e tjera: ato le ta ‘mbysin njëra-tjetrën’.
– Pra, korrupsioni politik i Ambasadorëve është i mbrojtur me shantazh moral, prandaj është gjithmonë i suksesshëm’, se morali është…
më thoni ju mua…
çka… është!
– Jo ai i tenderëve, është korrupsion më i sofistikuar, më cinik, është korrupcion me imunutet, i paketuar si ndërkombëtar…, që prek themelet e shtetit.
13. – Anipse, Ambasadorët bëjnë pazare me partitë politike, sipas meje: si pronarët e kazinove me klientët, Ambasadori gjerman është njeri i mirë:
– Ai ka dilema ushqimore dhe rrugore të ngjajshme si me të Ciceros:
– a më e shijshme është flija a pitja;
– a më e mirë është Ura që i lidh shqiptarët e serbët në Veri apo rruga që i lidh çajtoret në Vushtrri.
– Ka diçka të ngrohtë në gjermanin e ftohtë…
– Se unë jam e ndikuar nga Kanti kur flas për karakteret kombëtare të
evropianëve…
prandaj kur vendosi të
ndahem me dikë, ceremoninë e ndarjes e realizoj në Gjermani, se është më lehtë, shkaku se dashuria atje është
si e imja, logjike, për të
mos thënë diçka tjetër.!
14. – S’di a jam e qartë kur po them se korruptimi i Ambasadorëve nuk matet me pare, por me privilegje…dhe me garanci pushteti.
– Kush nuk hyn në rrethin e tyre të privilegjuar, si Albin mendjemadhi, e ha…e shpallin problematik, radikal, e anti-perëndimor.
– Ky është shantazh, por që është shantazh i rafinuar e ‘shoh’ vetëm unë.
15. – Ambasadorët, në shtetet të varfëra, si Kosova, janë paradoksi më i madh i demokracisë ndërkombëtare:
në letër, diplomatë, e në praktikë, plotësisht jashtë kontrollit, siç e lyp puna: prokurorë, gjyqtarë dhe mbretër njëkohësisht.
– Por Ambasadori i Francës u tregua më kreativ se ai gjerman…
– Ky Olivieri më shumë ka treguar talent për pëshpëritje në vesh të ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, prapa perdeve të kuqe të Teatrit të Drejtësisë…
por edhe qosheve, pas dere ….
kudo ku ka nevojë drejtësia për pësh-pësh-tet e tij…,
për të mirën e Kosovës.
17. – Me Albin Kurtin, ‘mbret’, Ambasadorët ndjejnë se po e humbin mbretërinë e tyre private, sepse janë mësuar të jenë
administratorë joformalë të pushtetit dhe sekretarë politikë të partive politike.
– Edhe pse kjo që po e them unë është tabu, unë s’ndjehem që po thyej tabu, se për mua ky është përshesh,….
– dihet se deri tani Diplomatët kanë pasur më shumë ndikim sesa Kryeministrat…
madje edhe për rritjen e pensioneve..
– Kjo i ka bërë ata të ‘të paprekshëm”, sepse askush nuk mund t’u kërkojë llogari.
– Quaje sa të duash demokraci, ky është një ‘kolonializëm i heshtur’ ose banditizëm diplomatik, ku vendimet e mëdha merren në Klubin e tyre të natës.
– Prandaj, nuk është Intrigë por është e vërtetë se opozita janë të ‘urdhëruar’ të mos bashkëpunojnë me Albin Kurtin e ‘pakontrolluar’ nga ‘Mbretëria private e Ambasadorëve’.
– Pra,
Në shtetin më të varfër në Evropë, Ambasadat janë zyra rekrutimi, gjykata politike, por edhe tavolina bixhozi ku caktohet se kush do të jetë në pushtet… e kush ‘napolje’…!
– Sepse nuk e luftojnë korrupcionin, por e përdorin si mjet kontrolli.
– Korrupsioni i tyre është korrupsion i heshtur, asi…i veshur me imunutet diplomatik, pakëz i pakontrolluar, dhe shumë më i rrezikshëm se korrupsioni i politikanëve shqiptarë.
– Prandaj…Siç i kemi Ambasadat, e kemi Kosovën: plotësisht të
dështuar!
17. – Në Kosovë, Ambasadori:
– Me një Alo: e ka shkatërruar një reformë;
– Me një konferencë shtypi e ka delegjitimuar një qeveri të zgjedhur;
– Dhe e ka shpallur ‘të papranueshëm” një drejtues që nuk u bindet, pa dhënë asnjë arsye lirgjore.
– S’di pse thashë ‘pa arsye ligjore’ se edhe qejfi është arsye ligjore.
18. Nuk është trimëri për mua të them se këtu në provincën më të varfër në Evropë, s’ka diplomaci, por ka pazare në tavolina të fshehta.
– Nuk jam unë trime që them se ata s’kanë parime, por kanë preferenca personale:
ky më pëlqen se i butë; ky s’më pëlqen…derisa të zbutet.
– E kush të zbut më shumë se vuajtja, e sidomos ajo vetmia….shtriga.
19. – Korruptimi i Ambasadorëve është i sofistikuar.
– Për ta ruajtur ‘mbretërinë e tyre’ dihet: ata krijojnë miqësi të privilegjuara me partitë e vjetra, me elitën e komprometuar, të cilët i mbështesin kundër atyre që nuk mund t’i kontrollojnë.
– Për shembull, për Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Ramush Haradinaj është mbretëreshë e Kosovës…
– Elizabeta Haradinaj.
– Shije e hollë londineze…kjo.
– E atë të Francës e bën të ndjehet mbretëreshë PDK-ja….
– Derisa burrat janë origjinalë në mbretëritë e tyre private, ambasadorja Pratippati, shumë ambicioze por dembelicë, po e imiton ish ambasadoren Jacobson.
– Por nuk është e rrezikshme sepse Pratippati është si Albulena, më shumë ka qejf të vishet bukur se sa të merret me diplomaci….!
P.S. Kush e sfidon “Mbretërinë Private”, humb.
Përveç meje…sepse Unë: I Just Don’t Care!