27

Kur zemra thërret, e dora s’mund ta mbajë
kur shpirti digjet, por s’ka ku t’kajë
kur ti ende do ta mbash në kraharor
por jeta të thotë lëre të shkojë
Nuk është fundi kur shkon ai që do,
është fillimi i dhimbjes që s’sheh dot dritë mo.
Si lule që bie pa thënë lamtumirë,
mbetet vetëm era, mbetet veç një frymë e lirë.
Mos qaj o zemër, pse u nda rruga n’dy
çdo ndarje ka mallin që s’thuhet me sy.
Në dorën që lëshon, ka paqe, ka dritë
se dashuria nuk vdes, veç ndërron jetë pa shpirt.
do t’mbaj n’shpirt gjithmonë të lirë
se ajo që është e vërtetë, kthehet pa thirr.
