Home » Teuta Mulaj jep sqarim pë opinjoni dhe sqaron nenin 85 tË Statutit të VV

Teuta Mulaj jep sqarim pë opinjoni dhe sqaron nenin 85 tË Statutit të VV

nga World Ks

Sqarim për opinionin

Dorëheqja nga kandidatura është akt personal dhe i lirë, që mbetet i respektuar nga secili prej nesh. Por për hir të së vërtetës duhet theksuar se sipas nenit 85 të Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, votohet lista – jo numrat dhe jo “bartësi i listës”.

Në mbledhjen e Kryesisë së Qendrës në Klinë, me 11 anëtarë me të drejtë vote, lista e propozuar u votua dhe rezultati ishte:

• 5 vota pro

• 4 vota kundër

• 2 abstenime

Pra, lista u miratua me mua si kryesuese të kësaj liste.

Vendimi për kryesuesin e listës është marrë më herët dhe i është bërë me dije znj. Alketa Mehmetaj më 18.07.2025, gjatë një takimi të kërkuar prej saj me anëtaren e kryesisë Qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Atë ditë iu është dhënë përgjigja e qartë se mbi bazë të meritokracisë dhe kontributit konkret, e para e listës do të jetë Kryetarja e Qendrës, znj. Teuta Mulaj.

Ata që përgatitën skenarë jashtë zyrës dhe u fshehën pas “parimeve”, në fakt shkelën hapur Statutin.

Dorëheqja është e drejtë e secilit kandidat, por nuk është e drejtë që ajo të shoqërohet me akuza të pavërteta, të cilat nuk i shërbejnë as organizatës sonë, as qytetarëve tanë.

Unë mbetem e përkushtuar të punoj me secilin aktivist dhe qytetar të Klinës në rrugën tonë të përbashkët për ndryshim.

E theksoj se në Lëvizjen VETËVENDOSJE! gjithçka vlerësohet mbi bazën e kontributit. Asgjë nuk fitohet me shantazhe mediatike apo me përpjekje për imponim me dhunë.

Prandaj unë jam në VV – aty ku ndihem e vlerësuar për punën dhe përkushtimin tim.

Me respekt,

Teuta Mulaj

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment