Të dashura vajza që shisni moralin për para…
Të dashura vajza që e ulni veten për një çantë firmato…
Të dashura vajza që bëni gjithçka, vetëm për t’u dukur…
Më vjen keq ta them,
por nuk është fukarallëku që ju shtyn,
është etja për konkurrencë,
lakmia për vëmendje, për krahasim me të tjerat.
Të dashura vajza që jeni gati të bëni gjithçka,
përveç punës së ndershme…
Mos harroni:
Prostitucioni nuk është zgjedhje,
është rrënimi i shpirtit.
Është shumë e trishtueshme kur dëgjojmë
që shumë prej jush kishin mundësi të bëheshin zonja me vlera,
por zgjodhët të bëheni vajza që shkëlqeni natën
dhe zbeheni ditën.
Secila prej jush ka mundësi të ndërtojë jetë,
jo ta shkatërrojë atë as të vetën, e as të të tjerëve.
Mos u fshihni pas justifikimeve pa vlerë.
Sepse po, ju keni zgjedhje.
Keni mundësi të jeni krenare për veten,
jo të çoni jetën drejt fundit.
Sepse jo gjithçka që shkëlqen është ar.
Disa rrugë që ndritin shpejt, janë thjesht kurthe që të fundosin ngadalë.
Mos pranoni që të shkelqeni natën dhe të zbeheni ditën