Shkëlqim Devolli nuk është as president, as kryeministër, as ministër, as shef i AKB-së, as shef i LBK-së, pse duhej të diskutohej me të për tema shtetërore, siç janë zhvillimi ekonomik e diplomacia?
Pastaj, Grenell-i nuk është pjesë e administratës Trump, dhe në Ballkan ( nuk e kam idenë se ku ka qëndruar tjetër pos Malit të Zi), është privatisht, dhe nuk di ta ketë pritur ndonjë ambasadë amerikane siç e kërkon protokolli diplomatik!
Njerëz, mbane mend: Grenell-i po bën gjithçka që të rifitojë punën si i dërguar për Ballkanin që të vazhdojë pazari Thaçi – Vuçiq tokë Kosove Serbisë për të shpërbërë Gjykatën speciale, për ndarjen e Bosnjes etj.
Cili do të jetë roli i Devollëve në këtë aspekt? Dhe përveç do të dhënave që po u dalin na srpski jezik, është interesant t’u hulumtohen edhe lidhjet biznesore!
Bizneset e tyre a janë vërtet të tyre, apo pronarët e vërtetë janë nëpër Serbi?