Home » Zgjedhjet në landin e Hamburgut në Gjermani

Zgjedhjet në landin e Hamburgut në Gjermani

nga World Ks

E diela e 2 marsit 2025, është ajo e zgjedhjeve në landin e Hamburgut në Gjermani, e ku sot garojnë pesë kandidatë me prejardhje shqiptare, një tregues i fuqishëm ky i integrimit dhe kontributit të diasporës sonë në shoqërinë dhe demokracinë gjermane. Pavarësisht partive të ndryshme që përfaqësojnë, fakti që ka kaq shumë kandidatë shqiptarë në një qytet si Hamburgu flet shumë për rrugën që kemi bërë si komunitet.

Kandidatët janë:

• Dafina Berisha (SPD)

• Kushtrim Lulaj (CDU)

• Muhamet Idrizi (CDU)

• Nikola Tunici (CDU)

• Sami Musa (FDP)

Është gjithmonë mirë që bashkatdhetarët tanë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në zgjedhje, kurse atyre që garojnë iu uroj suksese dhe çdo të mirë në udhëtimin e tyre politik e qytetar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment