Home » Skandal i paparë: “Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka dashur të futet në një tubim në Amerikë me emër të falsifikuar Aleks Vuçi”, thonë burimet serbe.

Skandal i paparë: “Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka dashur të futet në një tubim në Amerikë me emër të falsifikuar Aleks Vuçi”, thonë burimet serbe.

nga World Ks

Skandal i paparë: “Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka dashur të futet në një tubim në Amerikë me emër të falsifikuar Aleks Vuçi”, thonë burimet serbe. Lëvizja për Ripërtëritjen e Mbretërisë në Serbi (POKS), siç shkruan gazeta Danas sjell një dëshmi të serbo-amerikanit Aleksandar Joviçiq, nga organizata “Serbët për Trumpin 2024”, i cili thotë se Vuçiqi është kapur me një emër të falsifikuar në përpjekjet që të futet në një manifestim të republikanëve në Florida të Amerikës. Sipas tij, Vuçiqi e ka turpëruar Serbinë në përmasa të jashtëzakonshme diplomatike dhe gjeopolitike.

„Vuçiqi është kapur me emër të falsifikuar Aleks Vuči në përpjekje që të futet në një konventë të republikanëve dhe më pas është lutur që të largohet nga Amerika”, thotë Vojislav Mihailoviq, kryetar i POKS dhe deputet në Serbi.

„Vuçiqi i ka turpëruar serbët në SHBA dhe në mbarë botën. Ai i ka shkaktuar dëme të mëdha serbëve… Trumpi mban mend mirë që Vuçiq ka financuar edhe fushatën e Hilary Clinton…”, thonë burimet e cituara nga Danas.

Ndërsa shkuarjen e Vuçiqit në VMA ku ka kërkuar ndihmë mjekësore, këto burime e quajnë si keqpërdorim të VMA dhe përpjekje për mashtrim. Ndërkohë Vuçiqi pas disa kontrolleve, është liruar menjëherë nga VMA, me shpjegimin se ka pasur tensionin e lartë të gjakut…

Ndryshe, sipas tyre, edhe vizita e të birit të Trumpit në Serbi ku ka qenë së fundi dy herë, është bërë pak a ashumë me pagesë, por këtu nuk jepen shpjegime më të gjata.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment