93
Nata, Kasafortë e Zemrave
Nata nuk është vetëm errësirë,
është vendi ku fjalët e ndaluara frymojnë,
ku zemrat flasin pa zë,
e sy që s’u panë kurrë, kujtohen.
Është kasafortë e padukshme,
që ruan përjetësisht puthjet që mbetën në mendje,
shikimet që prekën shpirtin,
por jo lëkurën.
Yjet s’janë veç dritë,
janë kujtime që digjen ngadalë,
hëna nuk ndriçon,
ajo dëgjon.
Në heshtjen e saj prehen betime pa dëshmitar,
lutje pa zë, emra që s’duhen shqiptuar,
ajo i mban,
nuk i gjykon, as i lë të humbin.
Sepse nata e di:
çdo ndjenjë që s’gjeti guxim te drita,
është më e vërtetë se çdo fjalë e thënë me zhurmë.
Dhe vetëm ajo ka forcën t’i ruajë,
si një besë e errësirës
për ata që dashurojnë në heshtje.
Nezafete Jakupi