Zvicra është një pikëtakim i veçantë me mërgatën tonë të shkëlqyeshme tha Kryeministri.
Puna dhe dedikimi i bashkatdhetarëve në këtë vend i ka dhënë një peshë të rëndësishme si rrugëtimit tonë drejt shtetndërtimit dhe zhvillimit, ashtu edhe lidhjes së Kosovës me Zvicrën.
Në tubim mbrëmë,Kryeministri shprehu mirënjohje të thellë për kontributin që jep mërgata në forcimin e ekonomisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.
Duke sjellë me vete aftësi profesionale, resurse dhe ide të reja, bashkatdhetarët tanë jashtë kufijve mbeten një vlerë e shtuar për zhvillimin e Kosovës.
Kryeministri i inkurajoj mërgimtarët që, ashtu siç po bëjnë tashmë shumë të tjerë, të kthehen dhe të jenë pjesë e transformimeve pozitive që po ndodhin. Gjithashtu, rikujtoj rëndësinë e regjistrimit për të votuar, me afatin që përfundon më 26 dhjetor.
Bashkë, me përkushtim dhe vizion të qartë, do të vazhdojmë të punojmë për Kosovën që e duam tha Kryeministri.