Home » Kur peta e muzgut bie ngadalë mbi det

Kur peta e muzgut bie ngadalë mbi det

nga World Ks

Perëndim🌅me dashuri❤️✨️

Kur peta e muzgut bie ngadalë mbi det,

Dita ia zgjat doren nates si mikeshe e fshehte,

T’i tregoje pa frikë sekretet e mbetura pezull,

T’i flase per syte qe pane dhe për zemrat që heshtën.

Bashkë ndërtojnë kështjelle prej dritash të shuar,

Me plane që mbetën ne letër,

Me ëndrra që s’u thane me zë,

E qeshin me dredhitë e orëve që ikën,

Dehen me kujtime, derisa agimi t’i zgjoje.

Agu vjen si mbret, me mantelin e dritës,

Shtrihet mbi errësirën e natës me qetësi,

Dhe i pëshpërit muzgut:

Hesht…

Mos i zbulo thesaret që mbart,

Janë fjalë zemrash, pa to, jeta s’eshtë enigmë.

Nata rri si kasafortë që ruan përjetësi,

Ndërsa drita i merr gjerat që i besohen.

Dhe gjithçka fillon përsëri…

Si dashuria që nuk vdes,

Veç ndryshon formë

Mes ditës, natës… dhe një zemre që pret.

By Nezi🌅

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment