Kënaqësi e veçantë ta mirëpresim sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili e viziton Kosovën për herë të parë në pozitën e tij të re. Vendi ynë është përherë mirënjohës NATO-s për kontributin e saj të pazëvendësueshëm për liri dhe rolin e saj të çmueshëm për siguri dhe paqe.
Falënderimin sot e shprehim përmes vullnetit të pathyeshëm dhe synimit të pandryshueshëm që t’i bashkohemi Aleancës Veri-Atlantike për të kontribuar për paqe të qëndrueshme.