Home » Kryeministri Albin Kurti Takohet me Bashkatëdhetarët në Kopër

Kryeministri Albin Kurti Takohet me Bashkatëdhetarët në Kopër

nga World Ks

Kështu e përshkruan takimin Kryeministri Kurti

Në zemër të sheshit Brolo të qytetit Kopër të Sllovenisë, qëndron e ngritur shtëpia e familjes Bruti që nga viti 1714. Kjo familje e njohur shqiptare me lidhje familjare në Durrës, Lezhë e Ulqin, ndër të tjera e lidhur edhe me familjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u vendosën përfundimisht në Kopër.

Në Muzeun Rajonal të Koprit, sot vizitova ekspozitën mbi shtëpinë e familjes Bruti, kuruar nga Meliha Fajić, e që përmban piktura, libra, dokumente e objekte të kësaj familje.

Përballë muzeut, Katedralja madhështore e Koprit, mban në piedestal altarin e restauruar nga artisti i famshëm i renesancës veneciane, Vittore Carpaccio, me titullin “Maria në fron me fëmijën dhe shenjtorët”. Këtë vepër madhështore nga viti 1516, e soditëm nga afër.

E vizita përfundoi në shtëpinë e Brutëve e cila që nga viti 1951 shërben si bibliotekë publike, për promovimin e librit “Shqiptarët e lashtë dhe krijimi i Istrias” me autor Peter Štoka dhe me përkthim nga doktor Pëllumb Qazimi. Promovimi i këtij publikimi që u mundësua nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Iliria” në Kopër në krye me Heset Ametin dhe nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni, mblodhi përfaqësues të shumtë të komunitetit dhe shoqatave shqiptare nga Sllovenia, Kroacia dhe nga Italia.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment