Takimet në New York i vijuam me Princin e Kuvajtit, Sheikh Sabah Khaled Al-Sabah, Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot Zamora, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel, Ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan, Kryeministren e Samoas, Fiamē Naomi Mata’afa dhe Kryeministrin e Republikës së Vanuatus, Charlot Salwai, si dhe me Nënsekretarin e Përgjithshëm dhe Administratorin e Asociuar të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Haoliang Xu.
Mundësi shumë të mira për të shprehur mirënjohjen e shtetit dhe popullit tonë për mbështetjen që vazhdon, por edhe të vlefshme për të shtuar lidhjet ndërmjet nesh dhe për të shkëmbyer përvojat nga të cilat përfitojnë institucionet dhe qytetarët tanë.