Godet Halil Geci
Paramendoni, a do të kishin guxim t’i dërgonin një thirrje në prokurori Hashim Thaçit para fushate, apo edhe pas fushate?
Po shohim një fushatë të pashembullt para zgjedhjeve, ku prokurorët e emëruar nga Hashimi duket sikur po punojnë për t’ia rritur votat Albin Kurtit nga 50% në 60%.
E njëjta strategji po ndiqet edhe nga analistët dhe opozitarët, të cilët, duke u përpjekur ta portretizojnë Kurtin si hajdut, gënjeshtar, apo si njeriu që “na prishi me Amerikën”, vetëm sa po e bëjnë atë të paprekshëm në sytë e qytetarëve.
Për më tepër, këto sulme po e bëjnë popullin edhe më këmbëngulës që ta votojnë Kurtin.
Këtë e ka kuptuar LDK-ja dhe, për këtë arsye, duket disi më e përmbajtur, duke shmangur etiketimet e panevojshme.
Prandaj, heshtni dhe punoni, sepse kështu si po veproni, vetëm sa po ia bëni fushatën Kurtit.