Të prisja!
Aty ku qielli çirrte heshtjen
dhe deti luftonte,me djajt e tij.
Me një shikim të humbur
pa ditur as vetë në ç’drejtim.
Nuk e dija në do të vije.
Nuk e dija as në doja të të shihja.
Por mbeta aty.
E lagur,me shumë pyetje pa përgjigje.
Me shiun që po shplante me rrëmbim
gjithçka që nuk guxova
të të shprehja kurrë,të fshehura
shumë kohë në shpirt.
Kur rrufeja e fundit
ndriti errësirën vetëm për një çast,
më zgjoi nga dilemat dhe mendimet
dhe atëherë kuptova.
Nuk të prisja ty.
Prisja,të ndaloja të prisja.
Çerazela Kondi,27 Nëntor,
2026,Athinë!!
Aty ku qielli çirrte heshtjen
dhe deti luftonte,me djajt e tij.
Me një shikim të humbur
pa ditur as vetë në ç’drejtim.
Nuk e dija në do të vije.
Nuk e dija as në doja të të shihja.
Por mbeta aty.
E lagur,me shumë pyetje pa përgjigje.
Me shiun që po shplante me rrëmbim
gjithçka që nuk guxova
të të shprehja kurrë,të fshehura
shumë kohë në shpirt.
Kur rrufeja e fundit
ndriti errësirën vetëm për një çast,
më zgjoi nga dilemat dhe mendimet
dhe atëherë kuptova.
Nuk të prisja ty.
Prisja,të ndaloja të prisja.
Çerazela Kondi,27 Nëntor,
2026,Athinë!!
