Home » Kryeministri Kurti priti vajzën e Ismail Kadares zonjen Besiana Kadarenë në zyren e ti

Kryeministri Kurti priti vajzën e Ismail Kadares zonjen Besiana Kadarenë në zyren e ti

nga World Ks

Pasditen e sotme prita në takim Besiana Kadarenë, pasi në Bibliotekën Kombëtare u hap ekspozita “Kosova e Kadaresë”, kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, babait të saj.

Kjo ekspozitë dëshmon lidhjen e veçantë të Ismail Kadaresë me Kosovën, si dhe kontributin e tij letrar e angazhimin e tij intelektual ndër vite. Për herë të parë, trashëgimtarët e tij bëjnë publike dhe ekspozojnë arkivin personal të shkrimtarit. Në mesin e materialeve të ekspozuara janë letra të rralla drejtuar liderëve botërorë, objekte nga fondi personal i shkrimtarit, materiale nga fondet e Muzeut dhe të Bibliotekës, si dhe dorëshkrime. Ndër to, dorëshkrimi i të vetmit ditar të Kadaresë, mbajtur prej tij gjatë luftës në Kosovë dhe botuar më pas me titull “Ra ky mort e u pamë”. Ky dorëshkrim po ekspozohet për herë të parë dhe me këtë rast, ai iu dhurua Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

“Kosova e Kadaresë”, është edhe një mundësi për ta parë më afër dimensionin intelektual, letrar e historik të mjeshtrit të artit letrar, Kadaresë, përmes dokumenteve dhe gjurmëve që ka lënë pas. Shkoni në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës dhe vizitojeni “Kosovën e Kadaresë”, për ta parë që Kadare ishte aq shumë edhe i Kosovës!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment