34
Një ledhatim!
Më jep një ledhatim.
Jo në flokë dhe as në fytyrë
por në ekzistencën time
që dridhet para së panjohurës.
Më fal buzëqeshjen tënde
atë që nuk e fiton dhimbja.
por e ndriçon.
Dhe më lër të ëndërroj të nesërmen.
Më jep një çast,të mund të harroj
dhe të pranoj.
Çdo gjë që nuk ndryshon,
çdo gjë që më ndryshoi.
Hajde me mua.
Nuk dua të më shpëtosh
por të ecim atje ku jeta
nuk shpjegohet,jetohet.
Më lër të humbas në sytë e tu.
Jo sepse kam frikë veten
por sepse në sytë e tu
kuptoj që ekzistoj.
Midis ledhatimit dhe heshtjes
mësoj që jeta,nuk është ajo që shoh.
Por ajo që guxuam
ta ndjejmë dhe ta jetojmë!!
Çerazela Kondi,9Tetor,
2026,Athinë!
