Home » Ka nisur aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e Kompleksit Sportiv në Obiliq

Ka nisur aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e Kompleksit Sportiv në Obiliq

nga World Ks

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me ekzekutivin komunal, në bashkëpunim me NPL “Kastrioti”, kanë nisur sot aksionin për pastrimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të Kompleksit Sportiv të Komunës së Obiliqit.

Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me qëllim të krijimit të një ambienti më të pastër, më të rregullt dhe më funksional për sportistët, të rinjtë dhe të gjithë qytetarët që frekuentojnë këtë kompleks.

Komuna e Obiliqit, në bashkëpunim me ndërmarrjet publike lokale, do të vazhdojë angazhimin për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike dhe sportive në shërbim të qytetarëve.

Zyra për Informim, Obiliq.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment