Home » Halil Thaqi : MBËSHTETJE PËR PRODHUESIT E QUMËSHTIT

Halil Thaqi : MBËSHTETJE PËR PRODHUESIT E QUMËSHTIT

nga World Ks

Sot nënshkrova urdhër-pagesën për 33 përfitues, për një sasi prej 535,514 litrash qumësht të dorëzuar nga prodhuesit tanë.

Kjo është mbështetje konkrete për njerëzit që çdo ditë punojnë, prodhojnë dhe kontribuojnë në ekonominë e familjeve të tyre dhe të Komunës së Obiliqit.

🐄 535,514 litra qumësht janë 535,514 dëshmi të punës dhe përkushtimit të fermerëve tanë.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim prodhuesit vendorë dhe bujqësinë, sepse zhvillimi i Obiliqit ndërtohet edhe duke fuqizuar ata që prodhojnë.

Punë, mbështetje dhe dinjitet për fermerët e Obiliqit!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment