37
Dialog me veten!
E dashur vetja ime
ke kaluar më shumë vështirësi
sesa tregon tek të tjerët.
Por vazhdon rrugën tënde.
Shumë herë me forcë
dhe herë të tjera,e gjunjëzuar.
E di,që shumë herë
je më e ashpër me veten
sesa me të tjerët.
Por kujtohu,nuk është nevoja
ti bësh të gjitha,përsosur
që të meritosh,qetësi,respekt
dhe dashuri.
Ti japësh kohë vetvetes.
Të çlodhesh,pa u ndjerë fajtore.
Të gëzohesh me gjëra të vogla
pa u menduar dy herë.
Nuk je vetëm,detyrat e tua.
As gabimet dhe as frika jote.
Shumë gjëra,do të vonojnë
të lulëzojnë.
Kjo nuk do të thotë,që dështove.
Dhe kur të ndjesh,që humbe
kthehu mbrapa tek çdo gjë
që është e vërtetë.
Në zemrën tënde,tek njerëzit
që të duan vërtet.
Tek fëmija brënda teje
që akoma shpreson.
Me shumë vlerësim…Unë!!
