19
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së, një investim i shumëpritur që do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Të premten, në ora 15:30, së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, do të vendoset gurthemeli i këtij projekti, duke shënuar fillimin e punimeve për një objekt modern, dinjitoz dhe në shërbim të çdo qytetari.
Premtimet po shndërrohen në vepra. Obiliqi po ecën përpara!
