Nuk ike kurrë!!
Njerëz ikin nga ditët tona.
Por nuk ikin kurrë nga zemra.
Rrugët ndahen,koha kalon
dhe stinët ndryshojnë.
Por ekzistojnë prezenca
që mohojnë tek e shkuara
të qëndrojnë.
Mbeten në çaste të vogla.
Në një këngë,që papritur dëgjon.
Tek perëndimet e diellit
që një betim të kujtojnë.
Tek një heshtje,që di mijra fjalë.
Sepse disa njerëz,u bënë
pjesë e shpirtit tonë.
Dhe shpirti,lehtë nuk harron.
Ata që vërtet dashuroi.
Nuk e fiton distanca,vitet,jeta.
Dhe atëhere kupton.
Prezenca e vërtetë,nuk matet
me sa herë e mendon.
Disa njerëz,ikin nga jeta jonë.
Por jo nga brendësia jonë.
Dhe sa herë i kujtojmë
nuk humbasin përgjithmonë.
Ka njerëz,që nuk jetojnë pranë
Por mbeten në zemër
të gdhëndur.
Akoma dhe kur nuk ecim
në të njëjtën rrjedhë të jetës!!
Çerazela Kondi 23 Qershor,2026,Athinë!!
