Sot, bashkë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit të Republikës së Kosovës dhe Komunës së Obiliqit.
Ky memorandum parasheh realizimin e projekteve me rëndësi të veçantë për qytetarët tanë, duke përfshirë ndriçimin publik në Haden e Re, si dhe rehabilitimin, zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Plemetin, Hamidi dhe Siboc.
Po ashtu, kjo rrugë do të pajiset me ndriçim publik modern, shteg për biçikleta dhe trotuare për këmbësorë, duke krijuar kushte më të sigurta dhe më funksionale për të gjithë qytetarët.
Falënderoj Qeverinë Kurti dhe Ministrin Dimal Basha për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e Komunës së Obiliqit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
