22
Me i lanë me ikë ata njerëz që s’janë t’qartë për ty, që s’të japin vendin që meriton, e që s’munden me t’zgjedh ty.
Mos u lodh tue i ndjekë.
Mos e harro veten tue u lutë.
Mos u përgjëro për dashni.
Leje zemrën me t’dhimtë
se dhimbja ka me të pastru.
Leje kohën me t’shëru plagën,
se shërimi vjen ngadalë, po vjen me të vërtetë.
E mandej, kur t’jesh gati,
rruga ka me t’u çelë vetë
për njerëz që të kuptojnë thellë
e të duan pa kushte.
