Home » Saranda Ademi ; Troç, dy fjalë kombit mbarë

Saranda Ademi ; Troç, dy fjalë kombit mbarë

nga World Ks

Troç, dy fjalë kombit mbarë,

sy më sy me ia thanë deshta:

ma zor mblidhen dy shqiptarë,

sesa mblidhet nji thes me pleshta.”

Sa therëse janë këto fjalë të Gjergj Fishta dhe sa pak kemi ndryshuar.

Edhe sot, në Kosovë, vazhdojmë të përçahemi për gjithçka: për politikë, për parti, për ego. Flasim për të ardhmen, por shpesh rrënojmë njëri-tjetrin në të tashmen. Secili kërkon të ketë të drejtë, por pak kush kërkon të bëjë drejt.

Është e dhimbshme kur e pranojmë se ndonjëherë armiku më i madh nuk është jashtë nesh, por mes nesh. Dhe pikërisht aty, vargu i Fishtës nuk duket më si ironi, por si realitet i hidhur.

Sepse nuk është se nuk dimë të bashkohemi. Historia na ka treguar të kundërtën. Por sot, duket sikur na mungon vullneti, jo mundësia.

Dhe derisa të mësojmë të qëndrojmë bashkë përtej interesave të ngushta, do të vazhdojmë të jetojmë në hijen e atij vargu që na turpëron… por që ende nuk po arrijmë ta përgënjeshtrojmë.

Mos kërkoni fajtorë larg: dështimi ka emër dhe mbiemër EPSHI PËR PUSHTET.

Baden 05/05/2026

Saranda Teresa Bruno-Ademi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment